Portreti Im

(English)

 Portreti im në fotografi ,
Me ata sy që shkëlqejnë ,
Me atë fytyrë që buzëqesh ,
Me atë shpirt që ndjen!

Sa shumë shpresë . . . sa energji!
Po tani që vetëm je
Ai që fati e kish caktuar,
A e ke përmbushur vallë destininë tënde?

E si mund njeriu të përmbushë një destini të tillë!
Premtimi . . . kurdoherë më shumë se e vërteta!

Portreti im në fotografi,
Me ata sy që shkëlqejnë,
Me atë fytyrë që buzëqesh,
Me atë shpirt që ndjen!

Jeta vetë sa e mundëshme sa e kapëshme . . . !

Po tani që jam, ky që jam,
Jam bërë vallë ai që thotë portreti?
Apo dikush tjetër — nga fillimi në fund?

Sa shumë ngjarje më dhanë formë,
Tani vetëm se kujtime të jetës sime,
Më duket se kam jetuar në disa jetë,
Se kam parë era të vinë e të shkojnë.

Eshtë ky përfundimi?
Eshte ky realiteti final?
Apo ndoshta ka akoma distini,
Në jetën time, në fatin tim?

Kush e di? Tashmë 33,
Jo aq i ri. Jo aq i pandalshëm,
Por ende prapë me energji,
Të ndjek udhën e fatit tim.

Portreti im në fotografi,
Me ata sy që shkëlqejnë,
Me atë fytyrë që buzëqesh,
Me atë shpirt që ndjen!

Ky isha unë . . .
Një djalë i zakonshëm,
Nga një lagje në një qytet të zakonshëm,
Me një jetë të zakonshme.

U bëra i famshëm?
U bëra i pasur?
Apo i rëndësishëm?
Jo . . . aspak . . .

U bëra një njeri i zakonshëm,
Nga një lagje çfardo,
Në një qytet çfardo . . .
Me një jetë të zakonshme.

Të ardhmen . . . dikur mund ta shikoja . . .
Endra gjithmonë më e bukur se realiteti . . .

Moshë e rinisë – moshë e artë
Vite të stuhishme,
Idealizëm në ajrin që thithnim,
Dashuri në shpirt dhe në zemër.

Tani qielli është i hapur,
Mosha e burrërisë ka ardhur,
Mosha e arësyes,
Paqja dhe qetësia dominojnë.

Me sa duket kam arritur atje ku do t’arrija,
Kjo është jeta ime që do të ishte,
Kjo është destinia ime,
Pranoje dhe duaje . . .

(perktheu Luli Shetuni)

Advertisements

Published by

George Shetuni

I am an author of fiction, essays, and poetry. I also enjoy blogging. In my blog, I write about self help, motivation, and literature.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s